Edhe këtë vit iu bashkëngjitëm Javës Evropiane të testimit për HIV, i cili do të zgjatë prej 20 deri 27 nëntor. Pse? Sepse supozohet se sot së paku një prej tre personave nga gjithsej 2,5 miliona njerëz të cilët jetojnë me HIV në Evropë, nuk është i vetëdijshëm për HIV statusin e vet. Gjysma prej atyre të cilët jetojnë me HIV janë diagnostikuar më vonë, me çka vonohet qasja deri te terapia, kujdesi dhe mbështetja.
Në përpjekjet që t’i inkurajojmë njerëzit të bëjnë HIV test, veçanërisht ata të cilët janë ekspozuar ndaj rrezikut, në qendrat rinore “Dëshiroj të dijë” – Vodno, do të jetë i mundshëm HIV testimi pa pagesë dhe i besueshëm dhe këshillim me teste të shpejta gjatë gjithë Javës Evropiane, gjegjësisht çdo ditë prej orës 15 deri në ora 21. Të gjithë të interesuarit mund të marrin informata të hollësishme në telefonin 02/3176 950 ose përmes hivtest@hera.org.mk.