Për të tretën herë me radhë iu bashkëngjitëm Javës Evropiane të testimit për HIV, që këtë vit ndodh prej 18 deri 25 nëntor, me moton “Testo. Mjeko. Parandalo”. Më shumë se 500 organizata nga 50 vende evropiane marrin pjesë në aktivitetet e Javës Evropiane të testimit, qëllimi i të cilës është përmes aksionit të bashkuar të rritet ndërgjegjja për përfitimet nga testimi për HIV, që do të mundësojë sa më shumë persona të fitojnë informata për parandalimin e HIV, të testohen dhe ta kuptojnë HIV statusin e tyre dhe t’u mundësohet qasja deri te terapia, kujdesi dhe mbështetja.