Para jush është dokumenti i politikave publike ”Qasja në mbrojtjen parësore shëndetësore për romet dhe gratë me aftësi të kufizuara gjatë dhe pas Covid-19” i cili i përmbledh gjetjet kryesore të hulumtimit të kryer nga HERA gjatë vitit 2023 në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile “Polio plus – lëvizja kundër handikapit”, Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Gjithëpërfshirëse – Inkluziva dhe Shoqata “Iniciativa për të Drejtat e Gruas nga Shuto Orizari” dhe me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).
Ne e zbatuam atë për të kuptuar më mirë se sa faktorë të ndryshëm ndikuan në aksesin në shërbimet shëndetësore në nivelin parësor të mbrojtjes shëndetësore, veçanërisht në shërbimet shëndetësore parandaluese, për dy grupet e cenueshme të popullsisë – gratë rome dhe gratë me aftësi të kufizuara. Kjo është arsyeja pse hulumtimi i referohet në mënyrë specifike ndikimit të pandemisë Covid, si një emergjencë shëndetësore, por po aq e rëndësishme i merr parasysh edhe ndjenjën e diskriminimit në përdorimin e kujdesit shëndetësor tek mjekët e familjes, praninë e korrupsionit gjatë fitimit të disa të drejtave shëndetësore, faktorëve kulturorë dhe personalë që lidhen me parandalimin dhe vaksinimin, etj.
Dokumenti për politikat publike përmban gjithashtu rekomandime, zbatimi i të cilave nga politikëbërësit dhe aktorët e tjerë në sektorin e shëndetësisë dhe më gjerë, jo vetëm që do të mund të avanconte ndjeshëm të drejtat shëndetësore të grave rome dhe grave me aftësi të kufizuara, por gjithashtu do të siguronte gatishmëri më të mirë për rastet e gjendjeve të ardhshme të mundshme emergjente.
Dokumenti është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze.