Në Ditën botërore të personave me sindromën Daun (21 Mars), përkujtojmë se sa është e rëndësishme të flitet dhe të fitohen njohuri për shëndetin seksual dhe riprodhues. Edukimi seksual, në pajtim me nivelin individual zhvillimor të personave me Sindromën Daun, kontribuon për jetë cilësore, raportet dhe marrëdhëniet adekuate ndër personale, seksualitet i shëndetshëm, zvogëlimi i rrezikut nga abuzimi seksual, mbrojtja nga infektimet seksualisht të transmetueshme, parandalimi i shtatzënisë së paplanifikuar. T’i mbështesim personat me aftësi të kufizuara që të informohen për “mbrojtje” dhe për “zgjidhje” në jetën e tyre që të sigurojnë mirëqenie për veten dhe për të tjerët!