10 parti politike u obliguan për ndryshim të Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë
Platforma për barazi gjinore u bënë thirrje të gjitha partive politike që të obligohen se pas zgjedhjeve do ta ndryshojnë ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë prej vitit 2013. Kjo kërkesë doli nga një sërë rastesh të regjistruara, në të cilat shëndeti dhe jeta e grave në Maqedoni ishin të ekspozuara ndaj rrezikut të aplikimit të ashpër të kufizimeve në ligj prej vitit 2013. Por, këtu ishin edhe reagimet e shumta të organizatave qytetare, ekspertëve, rekomandimeve të trupave për të drejtat e njeriut të Organizatave të Kombeve të Bashkuara, si dhe vërejtja nga raporti i fundit i Komisionit Evropian, ku shkruan se ligji ekzistues akoma ka zgjidhje kufizuese ligjore, të cilat mund t’i sjellin gratë të ndërmarrin aborte jo legale. Edhe krahas kësaj, në vitet e kaluara Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk siguruan përgjigje, e as nuk u ndërmarrën masa konkrete që të bëjnë ndryshime.
Në Deklaratën e dërguar deri te partitë kërkohet që pas zgjedhjeve parlamentare të obligohen:
- të bëjnë ndryshime të Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë dhe atë në dispozitat të cilat e kufizojnë qasjen deri te aborti i grave në institucionet shëndetësore dhe e rrezikojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore dhe të drejtat riprodhuese;
- për transparencë dhe participim të gjitha palëve të interesuara, duke përfshirë edhe organizatat qytetare, në proceset e miratimit të rregullores të re ligjore, gjatë së cilës do të ndiqen rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore dhe obligimet e dokumenteve nacionale dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Deklaratën e nënshkruan 10 parti politike: VMRO Partia Popullore, Përtëritja Demokratike e Maqedonisë (DOM), Dinjiteti, E Majta, Partia Liberale (PL), Partia Liberale-Demokratike (PLD), Partia e Re Social-Demokrate (PRSD), të Bashkuar për Maqedoninë, Partia për Emancipim të Tërësishëm të Romëve (PCER), Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).
Platforma gjinore pas zgjedhjeve do të punojë me të gjithë mbështetësit e Deklaratës dhe do ta ndjekë konsekuencën në realizimin e premtimeve.
Deklaratën mund ta lexoni këtu.