Qendra e parë familjare (QPF) është qendër e specializuar për këshillim për mbështetje të grave, të cilat janë viktima të dhunës në familje ose dhunës në lidhje. Qendra për këshillim u ndihmon edhe personave tjerë dhe fëmijëve të cilët jetojnë në mjedis ku kryhet dhunë.
QPF e e hapëm në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit në vitin 2013 dhe prej atëherë më shumë se 1600 gra dhe fëmijë i kanë shfrytëzuar shërbimet e qendrës për këshillim. Shërbimet ofrohen nga një ekip i përbërë nga punëtor social, psikolog dhe 10 psikoterapistë të cilët kanë përvojë dhe praktikë të gjerë në rastet e dhunës në familje dhe forma të tjera.
Nëse nuk jeni të sigurt nëse jeni viktimë e dhunës në familje ose dhunë me bazë gjinore ose dëshironi të dini se çfarë shërbimesh ofron Qendra e parë familjare dhe si duket takimi i parë me punëtorin social ose psikologun, shfletoni broshurën “Nuk je vetëm” në shqip ose maqedonisht.
Të gjitha shërbimet në QPF janë falas dhe konfidenciale. Në rast të pandemisë të shkaktuar nga Covid-19, qendra për këshillim funksionon në përputhje me protokollet e sigurisë të vendosura nga organet kompetente. Shërbimet janë të disponueshme për banorët e qytetit të Shkupit, por edhe për qytetet tjera të vendit.
Nëse keni nevojë për mbështetje, që tani na kontaktoni çdo ditë pune prej ora 9 deri në ora 19.
Rr. “Kosturski heroi” nr. 50, Shkup
02/3200 007
infopsc@hera.org.mk
www.facebook.com/infopsc