Me rastin e 28 shtatorit – Dita ndërkombëtare e aksionit për qasje deri te aborti i sigurt dhe legal, Platforma për barazi gjinore sot mbajti Diskutim profesional dhe konsultime me opinion profesional “Aborti nuk është i sigurt nëse është maratonë me pengesa”.
E organizuar me qëllim që të hapë debat mes opinionit të ekspertëve për ndryshimet e Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, gjegjësisht harmonizimin e tij me të drejtat e njeriut dhe standardet publike-shëndetësore, diskutimi profesional i prezantoi edhe gjetjet kyçe dhe rekomandimet nga hulumtimi “Dokumentimi i efektit që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut”, para do kohe e realizuar nga H.E.R.A. dhe Qendra për të drejta riprodhuese.
Mbi 30 përfaqësues të sektorit civil, bashkësia profesionale dhe institucionet kompetente, mes të cilave dhe këshilltari për shëndetësi i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Venko Filipçe dhe zëvendës-ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski u pajtuan rreth nevojës së domosdoshme për përmirësimin e Ligjit ekzistues dhe i mbështetej kërkesat të cilat Platforma për barazi gjinore ia drejtoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe deri te ministria e Shëndetësisë:
Vullneti i shprehur politik për zgjidhjen e kësaj çështje të hidhur dhe për përmirësimin thelbësor të kujdesit për shëndetin e femrës inkurajon se më në fund në Republikën e Maqedonisë do të ketë ligj për ndërprerjen e shtatzënisë, që garanton sovranitet për gruan mbi trupin e saj dhe të drejtën e saj për zgjedhje.
28.09.2017