Para jush është analiza ”Qasja në mjetet kontraceptive dhe shërbimet shëndetësore pçr planifikim të familjes”, e cila rezultoi në dokumentin për politikat publike „”Me qasje më të mirë deri te kontracepsioni dhe shërbimet për planifikim të familjes deri te mbrojtja shëndetësore universale” – të dy dokumentet e krijuara për të paraqitur nevojën dhe rëndësinë të planifikimit të familjes, si dhe shkallës së disponueshmërisë dhe përdorimit të kontracepsionit modern në Maqedoni, për dallim nga zbatimi i zotimeve të Qeverisë.
Planifikimi i familjes është një investim thelbësor që përmirëson shëndetin e nënës dhe të porsalindurit dhe kontribuon në uljen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kontracepsioni gjithnjë e më shumë kuptohet si një mënyrë për të ruajtur fertilitetin dhe për të përmirësuar gjendjen shëndetësore përpara shtatzënisë së planifikuar. Kjo bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në shoqëritë ku mosha mesatare e lindjes po rritet.
Qasja në kontracepsionin modern është çelësi për fuqizimin e grave duke rritur pavarësinë e tyre dhe fuqinë vendimmarrëse, individualisht ose brenda familjes, duke u mundësuar atyre të planifikojnë punësimin dhe zhvillimin profesional në mënyrë më efektive dhe duke çuar në një ekuilibër të përmirësuar mes jetës private dhe profesionale. Disa metoda të kontracepsionit e reduktojnë gjithashtu incidencën e HIV-it dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Megjithatë, kur është fjala për disponueshmërinë dhe përdorimin e kontracepsionit modern, realiteti në Maqedoni është shqetësues. Sa për ilustrim, vetëm 14% e grave në vend, të cilat janë në lidhje ose të martuara, përdorin kontracepsion që është dëshmuar se mbron nga shtatzënia e paplanifikuar dhe Indeksi për Maqedoninë, i cili e shpreh nevojën për planifikim të familjes, të kënaqur me metodat moderne në suaza të “Indeksit të përfshirjes universale shëndetësore” të përgjithshëm kombëtar është vlerësuar me 25, ku vetëm Shqipëria, Sudani i Jugut, Somalia dhe Çadi kanë një indeks më të keq se ky.
Edhe pse shteti mori përsipër të fuste kontraceptivët modernë në listën pozitive që në vitin 2010 me Strategjinë kombëtare për shëndetin seksual dhe riprodhues 2010-2020, ndërsa në vitin 2017 qeveria premtoi zgjerimin e listës pozitive të barnave me të paktën një kontraceptiv modern, konstatojmë se deri më sot asnjë qeveri nuk ka arritur të përmirësojë aksesin në kontracepsion.
Për rëndësinë e kontracepsionit dhe për zotimet dhe obligimet e dhëna të shtetit, por edhe për rekomandimet që shteti duhet t’i zbatojë sa më shpejt për të përmirësuar kujdesin për shëndetin seksual dhe riprodhues në Maqedoni, shqyrtoni analizën e disponueshme në gjuhën maqedonase ose në mënyrë alternative, dokumenti për politikat publike i cili është në dispozicion në maqedonisht dhe anglisht.