{"id":12714,"date":"2023-03-21T12:31:49","date_gmt":"2023-03-21T11:31:49","guid":{"rendered":"https:\/\/hera.org.mk\/?p=12714"},"modified":"2023-04-05T15:14:52","modified_gmt":"2023-04-05T14:14:52","slug":"reakcija-pre-crkvata-podaleku-od-zhenskite-prava","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/reakcija-pre-crkvata-podaleku-od-zhenskite-prava\/","title":{"rendered":"Reagim: Kisha m\u00eb larg t\u00eb drejtave t\u00eb gruas!"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00eb nj\u00eb shtet laik, mendimi i Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb krijimin e politikave p\u00ebr barazin\u00eb gjinore.<\/em><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/rodovaplatforma.mk\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Platforma p\u00ebr barazi gjinore<\/a> i kund\u00ebrshton ashp\u00ebr veprimet e Kish\u00ebs Ortodokse Maqedonase kund\u00ebr miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr barazi gjinore dhe futjes s\u00eb edukimit seksual gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>N\u00eb tribun\u00ebn e organizuar n\u00eb Strumic\u00eb m\u00eb 17 mars 2023, p\u00ebr t\u00eb cilin raportuan disa media, peshkopi Jakov Stobiski b\u00ebn komplot kund\u00ebr miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr barazi gjinore dhe kund\u00ebr futjes s\u00eb edukimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs seksual. Ky veprim i kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr grave, antihumanist dhe antikushtetues sepse paraqet nd\u00ebrhyrje t\u00eb fes\u00eb n\u00eb miratimin e ligjeve. Me k\u00ebt\u00eb lloj veprimi e sulmon rendin kushtetues sipas t\u00eb cilit Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb shtet laik, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se KOM-i apo ndonj\u00eb organizat\u00eb tjet\u00ebr fetare nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb formimin e ligjeve dhe politikave q\u00eb nuk e rregullojn\u00eb funksionimin e bashk\u00ebsive fetare.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb veprim KOM-i \u00ebsht\u00eb afirmuar edhe m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb p\u00ebrhap mizogjinin\u00eb dhe avokon p\u00ebr ruajtjen dhe riafirmimin e rolit vart\u00ebs t\u00eb gruas n\u00eb shoq\u00ebri. Peshkopi shkon aq larg sa sfidon vet\u00eb termin barazi gjinore! Prandaj, konkluzioni logjikisht del se sipas kish\u00ebs, burrat dhe grat\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, ndaj nuk duhet t\u00eb miratohen ligje q\u00eb garantojn\u00eb barazin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ideja se grat\u00eb dhe burrat nuk jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb themel t\u00eb pretendimit se lufta p\u00ebr barazi gjinore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imponim i ideologjis\u00eb, sesa nj\u00eb e drejt\u00eb natyrore dhe e garantuar me kushtetut\u00eb e \u00e7do personi. Ideja se gjinia dhe seksi jan\u00eb binare dhe se, si rrjedhoj\u00eb, njer\u00ebzit i p\u00ebrkasin vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs kategori (mashkull apo fem\u00ebr), \u00ebsht\u00eb baza mbi t\u00eb cil\u00ebn ideja e pabarazis\u00eb gjinore, e kund\u00ebrta diametrike e burrave dhe grave, dhe t\u00eb rolit qendror t\u00eb burrit n\u00eb shoq\u00ebri \u2013 n\u00eb krahasim me rolin ndihm\u00ebs t\u00eb gruas q\u00eb definohet p\u00ebrmes funksionit riprodhues.<\/p>\n<p>Kisha nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pa interes! Afirmimi dhe ruajtja e vlerave shoviniste, sipas t\u00eb cilave grat\u00eb varen nga burrat, i lejon Kish\u00ebs t\u00eb konsolidoj\u00eb fuqin\u00eb e saj politike dhe ekonomike, duke p\u00ebrhapur dogma fetare, duke manipuluar frik\u00ebn e njer\u00ebzve dhe duke kontrolluar diskursin politik. Paralajm\u00ebrojm\u00eb se ky veprim i KOM-it \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues dhe i rreziksh\u00ebm p\u00ebr mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Njer\u00ebzimit iu desh\u00ebn shekuj p\u00ebr t&#8217;u \u00e7liruar nga pushteti politik i klerit q\u00eb sundonte p\u00ebrmes dhun\u00ebs dhe korrupsionit, duke rritur n\u00eb qiell pasurin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb kish\u00ebs, duke ruajtur pushtetin p\u00ebrmes dogmave dhe duke persekutuar kund\u00ebrshtar\u00ebt. Kur Kisha merr mbi vete t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procesin e vendimmarrjes p\u00ebr miratimin e ligjeve, do t\u00eb thot\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb avokoj\u00eb zgjidhje q\u00eb do t&#8217;i sjellin m\u00eb shum\u00eb fuqi, kund\u00ebr interesave t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebrive n\u00eb t\u00eb cilat respektohet barazia dhe drejt\u00ebsia sociale. P\u00ebrdorimi i fes\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnjosur dhe ruajtur privilegjin dhe pushtetin politik p\u00ebrb\u00ebn fundamentaliz\u00ebm fetar. Liria e fes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb liri p\u00ebr veprim fundamentalist! Fundamentalizmi fetar kund\u00ebr barazis\u00eb gjinore n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike duhet t\u00eb frenohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantohen t\u00eb drejtat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve. Grat\u00eb, burrat, transgjinor\u00ebt, njer\u00ebzit me identitete t\u00eb ndryshme gjinore nuk jan\u00eb ideologji, por njer\u00ebz t\u00eb drejtat e t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb garantohen dhe mbrohen si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Platforma p\u00ebr Barazi Gjinore e d\u00ebnon ashp\u00ebr performanc\u00ebn e Venko Andonovskit, pjes\u00ebmarrja e t\u00eb cilit ishte padyshim n\u00eb rolin e besimtarit, e jo t\u00eb nj\u00eb profesori universitar q\u00eb nuk ka ekspertiz\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e barazis\u00eb gjinore! Kjo nuk e ndaloi at\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhohej n\u00eb p\u00ebrhapjen e mizogjinis\u00eb, etiketimin dhe p\u00ebrhapjen e propagand\u00ebs. E d\u00ebnojm\u00eb ashp\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb zgjedhur n\u00eb vet\u00ebqeverisjen lokale dhe n\u00eb K\u00ebshillin e Qytetit t\u00eb Strumic\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e vler\u00ebsojm\u00eb si skandaloze, sepse me pranin\u00eb e tyre i dhan\u00eb legjitimitet forumit si baz\u00eb p\u00ebr lin\u00e7imin e aktivisteve dhe disident\u00ebve dhe p\u00ebr nxitjen e urrejtjes, me \u00e7ka k\u00ebrc\u00ebnohet jo vet\u00ebm privat\u00ebsia personale, por edhe siguria dhe integriteti i organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr promovimin e barazis\u00eb gjinore dhe demokratizimin e shtetit n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Nga nj\u00ebra an\u00eb, qeveria qendrore e udh\u00ebhequr nga LSDM-ja \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb promovimin dhe avancimin e barazis\u00eb gjinore dhe ta afroj\u00eb vendin me standardet e BE-s\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr pushteti lokal n\u00eb Strumic\u00eb, i udh\u00ebhequr nga e nj\u00ebjta parti, merr pjes\u00eb n\u00eb organizimin e ngjarjeve ku ndodhin lin\u00e7ime t\u00eb aktivisteve dhe organizatave p\u00ebr barazi gjinore dhe p\u00ebrhapin informacione t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja feministe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, grat\u00eb dhe organizatat e grave kan\u00eb vite q\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr miratimin e legjislacionit q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb vendosjen e barazis\u00eb gjinore thelb\u00ebsore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb kontribuoj\u00eb Projektligji p\u00ebr barazi gjinore. Futja e edukimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs seksual t\u00eb bazuar n\u00eb parimet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, shkenc\u00ebs s\u00eb bazuar n\u00eb fakte, gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes dhe mosdiskriminimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr arritjen e barazis\u00eb gjinore q\u00eb duhet diskutuar me f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb edukimin e tyre.<\/p>\n<p>I mir\u00ebpresim p\u00ebrpjekjet e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe Politik\u00ebs Sociale, si dhe t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb OSBE-n\u00eb, Delegacionin e BE-s\u00eb dhe agjencit\u00eb e OKB-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb avokat\u00eb p\u00ebr miratimin e Ligjit p\u00ebr barazi gjinore. K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Ligji p\u00ebr barazin\u00eb gjinore t\u00eb miratohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, me mb\u00ebshtetjen e deputet\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha partive politike, me \u00e7ka do t\u00eb arrihet nj\u00eb konsensus i gjer\u00eb politik p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e barazis\u00eb dhe lirive individuale t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>An\u00ebtare t\u00eb Platform\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Tiiiit! Inc.<\/li>\n<li>Lufto si fem\u00ebr<\/li>\n<li>Iniciativa Qytetare Fem\u00ebrore ANTIKO<\/li>\n<li>Shoqata Forumi i Gruas<\/li>\n<li>Shoqata p\u00ebr Barazi t\u00eb Barabarta Semper<\/li>\n<li>Shoqata p\u00ebr Zhvillim Rural Lokal<\/li>\n<li>Shoqata p\u00ebr Mb\u00ebshtetje t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Margjinalizuar STAR-STAR Shkup<\/li>\n<li>Shoqata p\u00ebr Avancimin e barazis\u00eb Gjinore Aksioni Zdruzhenska<\/li>\n<li>Shoqata p\u00ebr Emancipim, Solidaritet dhe Barazi t\u00eb Grave &#8211; ESE<\/li>\n<li>Shoqata p\u00ebr Zhvillim Edukativ EKVALIS<\/li>\n<li>Instituti p\u00ebr Shkenca Shoq\u00ebrore dhe Humaniste<\/li>\n<li>Koalicioni Margjinat<\/li>\n<li>LezFem<\/li>\n<li>Rrjeti p\u00ebr Mbrojtje nga Diskriminimi<\/li>\n<li>Rrjeti Komb\u00ebtar kund\u00ebr Dhun\u00ebs mbi Grat\u00eb dhe Dhun\u00ebn Familjare<\/li>\n<li>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar p\u00ebr barazi Gjinore<\/li>\n<li>Organizata e Grave t\u00eb Qytetit t\u00eb Shkupit (OGSH)<\/li>\n<li>Organizata e Grave t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Sveti Nikoles<\/li>\n<li>Organizata e Grave \u201cKumanovka\u201d<\/li>\n<li>Reaktor \u2013 Hulumtim n\u00eb Veprim<\/li>\n<li>Koalicioni Rural<\/li>\n<li>Stela<\/li>\n<li>TAKT<\/li>\n<li>Komiteti i Helsinkit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut<\/li>\n<li>HERA<\/li>\n<li>HOPS \u2013 Opsione p\u00ebr Jet\u00eb t\u00eb Sh\u00ebndetshme Shkup<\/li>\n<li>Shoqata Humanitare \u201cN\u00ebna\u201d<\/li>\n<\/ol>\n<p>Qendra p\u00ebr Hulumtim dhe Krijimin e Politikave (QHKP)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb shtet laik, mendimi i Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb krijimin e politikave p\u00ebr barazin\u00eb gjinore. Platforma p\u00ebr barazi gjinore i kund\u00ebrshton ashp\u00ebr veprimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12208,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[62],"tags":[1738,1739,1716,1741,1740,669,756,47,1742,1736,1737],"class_list":["post-12714","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hera-aktuelno","tag-venko-andonovski","tag-episkop-jakov-stobiski","tag-zhenski-prava","tag-makedonska-pravoslavna-czrkva","tag-mpcz","tag-669","tag-756","tag-47","tag-strumicza","tag-czrkva","tag-czrkvata-podaleku-od-zhenskite-prava"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12714","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12714"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12714\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12756,"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12714\/revisions\/12756"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12208"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/hera.org.mk\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}