Dy qendrat tona rinore për shëndet seksual dhe riprodhues “Dëshiroj të dijë” në Shkup ndodhen në Vodno dhe Shuto Orizari dhe janë të hapura çdo ditë pune.
E RËNDËSISHME! Qendrat rinore janë të hapura për pranimin, caktimin dhe ofrimin e shërbimeve, duke e respektuar protokollin për mbrojtje (mbajtja e obligueshme e maskës, dorëzave dhe dezinfektuesin për duar). HERA I siguron të gjitha materialet mbrojtëse për klientët.
Mund të caktoni takim personalisht në qendrat tona rinore ose përmes telefonit në numrat e telefonit të dhënë më poshtë, si dhe në numrin e telefonit +389 (0)2 3290 395. Mund të caktoni termin edhe në mënyrë elektronike në hera@hera.org.mk (për testim për HIV shkruani direkt në hivtest@hera.org.mk).
Nuk keni nevojë për ekzaminim, vetëm për këshilla?
Ju shqetëson ndonjë pyetje që lidhet me shëndetin tuaj seksual dhe riprodhues? Gjinekologët dhe dermatologët tanë janë këtu për ju. Na shkruani në prashaj@hera.org.mk dhe do të merrni një përgjigje profesionale dhe konfidenciale në kohën më të shkurtër të mundshme.



