Më 05.12.2016, bashkë me UNFPA dhe UNICEF u mbajt takim pune mes bartësve të vendimeve dhe përfaqësuesve tjerë të institucioneve shtetërore, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe nga vendi, ekspertë të shëndetit të romëve, si dhe përfaqësues nga bashkësia rome, ku u diskutuan mënyrat dhe mekanizmat përmes të cilave mund të përmirësohet statusi shëndetësor i romëve.
Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të cilave iu kushtua vëmendje e veçantë ishin: #3-shëndeti dhe mirëqenia, #5-barazia gjinore, #10-pabarazia e zvogëluar dhe #16-paqja dhe drejtësia, institucione të fuqishme.
Gjatë këtij viti filluam implementimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Agjenda e re për zhvillim të qëndrueshëm obligohet në rritjen e mundësive të gjithë njerëzve përmes balancimit të faktorëve social, ekonomik dhe faktorëve të ambientit jetësor. Kjo do të thotë se zhvillimi i vendeve në botë, e me këtë edhe përmirësimi i kushteve për jetë, nuk mund të ndodhin pa realizimin e njëkohshëm e të gjithë qëllimeve. Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm janë ndërthurur thellë mes vete dhe që të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm, gjatë kësaj pa u harruar askush, nevojitet që shtetet të aplikojnë qasje nder-sektoriale dhe ndër-agjencive gjatë zgjidhjes së çështjeve të caktuara. Në realizimin e kësaj agjende, askush nuk guxon të harrohet.
Në mënyrë konsekuente me këtë, gjatë zgjidhjes së çështjeve për përmirësimin e statusit shëndetësor të romëve, nevojitet që fokusi të vihet mbi ballafaqimin me faktorët sociale dhe ekonomik, të cilët ndikojnë mbi shëndetin e romëve dhe nxitin pabarazi në shumë nivele. Në Maqedoni, si edhe në gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, bashkësia rome akoma është e ekspozuar ndaj trajtimit jo të barabartë, mundësive jo të barabarta dhe si rezultat i kësaj nuk ka qasje të barabartë deri te mbrojtja shëndetësore.
Si pasojë e kushteve jo të volitshme sociale-ekonomike të jetës, mbulimi jo i mjaftueshëm me sigurim shëndetësor, qasja e vështirësuar deri te shërbimet për mbrojtje shëndetësore dhe cilësia e tyre, si dhe qasja e vështirësuar deri te drejtësia, veçanërisht lidhur me të drejtat për mbrojtje shëndetësore, në krahasim me popullatën shumicë, romët në Republikën e Maqedonisë, kanë status të pavolitshëm shëndetësor dhe jetëgjatësi më të shkurtër.
Në mënyrë plotësuese, qasja deri te shërbimet themelore për shëndet seksual dhe riprodhues për një pjesë të madhe të romeve është jo adekuat dhe i vështirësuar. Është vërtetuar mosekzistimi i ordinancave gjinekologjike në mjediset më të vogla urbane, veçanërisht në vendbanimet rome. Përdorimi i mjeteve dhe metodave për kontracepsion është mjaft i ulët mes romeve. Përveç kësaj, shkalla e vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura ose vdekshmëria e fëmijëve deri në 1 vjet te romet është më e lartë lidhur me popullatën e përgjithshme, që është shkak i qasjes së pamjaftueshme të gruas rome drejt shërbimeve për mbrojtje antenatale.
Shteti ballafaqohet edhe me faktin që statistikat shëndetësore në Maqedoni nuk janë klasifikuar sipas përkatësisë etnike, ndërsa institucionet kompetente shëndetësore nuk kanë të dhëna adekuate për statusin shëndetësor të romeve. Duke u udhëhequr nga parimi themelor i Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, gjegjësisht “askush të mos harrohet”, shtetet duhet të përpiqen drejt përmirësimit të sistemit për të dhëna të ndara statistikore për status speciale dhe shëndetësor, mes të cilave edhe përbërja etnike. Për momentin të dhënat e vetme për statusin shëndetësor të romëve grumbullohen përmes programit për Ndërmjetësues shëndetësor rom.
Për shkak të gjithë kësaj, përpjekjet e shtetit për mundësimin e qasjes më të mirë të romëve deri te shërbimet shëndetësore duhet, së pari, të orientohen drejt përmirësimit të bashkëpunimit mes institucioneve të ndryshme dhe aplikimi i qasjes së integruar dhe multi-sektoriale gjatë krijimit të zgjidhjeve afatgjate dhe të qëndrueshme për sigurimin e qasjes së barabartë deri te shërbimet shëndetësore për romët.
Qëllimet e takimit:
- Prezantimi i rezultateve nga arritjet dhe evaluimi i programit për ndërmjetësuesit shëndetësor romë
- Pasqyra e gjendjes në shtet me realizimin e qasjes deri te drejtësia te romët
- Pasqyra e qasjes deri te mbrojtja shëndetësore të romëve para dhe gjatë shtatzënisë
- Identifikimi i rekomandimeve për përmirësimin e statusit shëndetësor të romëve dhe mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm mes institucioneve shtetërore dhe sektorit civil

