Para jush është Rishikimi ynë ndaj zgjerimit të BE për vitin 2022, me fokus të shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese (SHDSR) në vendin tonë.
Të drejtat seksuale dhe riprodhuese janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut dhe parakusht për arritjen e barazisë gjinore. Duke pasur parasysh këtë, si dhe faktin se vendi ynë ende synon të anëtarësohet në BE, ky rishikim ofron një pasqyrë të ndryshimeve që duhen bërë në mënyrë që qytetarët të mund të gëzojnë SHDSR, dhe veçanërisht gratë, të rinjtë dhe komunitetet e përjashtuara nga shoqëria të prekur nga HIV.
Rritja e lëvizjes antifeministe që kontribuon në trendin në rritje të gjuhës së urrejtjes dhe të numrit të rasteve të dhunës në familje, si dhe reduktimin e buxheteve për organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime për HIV dhe SHSR dhe për kontracepsion falas për gratë e përjashtuara në shoqëri, veçanërisht për gratë e papunësuara dhe gratë rome, janë indikatorë fillestarë për sfidat kryesore këtu që lidhen me SHDSR dhe barazinë gjinore. Raporti gjithashtu thekson boshllëqet në zbatimin e legjislacionit dhe politikave për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave për të gjithë njerëzit në Maqedoni.
Rishikimi ndaj zgjerimit të BE për vitin 2022, me fokus të SHDSR, është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze.




