Dokument për politikë publike – Rekomandime për përfshirjen e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale (BGJPS) në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve
Dokumenti synon të analizojë mundësitë për përfshirje më të madhe të barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale (BGJPS) në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, duke nxjerrë në pah sfidat, mangësitë dhe nevojën për ndryshime. Rekomandimet e ofruara çojnë në shërbime më të mira dhe cilësore për të gjithë fëmijët, veçanërisht ata në rrezik social, dhe përmirësojnë të gjithë system.
Aspektet thelbësore të ndryshimeve të ardhshme në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve: Me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve rregullohen sistemi dhe organizimi i mbrojtjes së fëmijëve. Mbrojtja e fëmijëve është një veprimtari e organizuar e bazuar në të drejtat e fëmijëve, si dhe në të drejtat dhe detyrimet e prindërve për planifikimin familjar dhe në detyrimet e shtetit dhe të njësive të vetëqeverisjes lokale për zhvillimin e një politike humane të popullsisë. Në këtë kuptim, Ligji merr përsipër detyrimin e shtetit për t’u kujdesur për fëmijët, në mënyrë që prindërit, e veçanërisht nënat, të lirohen nga detyrimet e kujdesit dhe të edukatës, në mënyrë që ato të punojnë dhe të jenë produktive.
Në të njëjtën kohë, mbrojtja e fëmijëve arrihet duke ofruar kushte dhe cilësi të kujdesit dhe edukimit që i plotëson interesat më të mira të fëmijës dhe që e inkurajon zhvillimin fizik, mendor, emocional, moral dhe social të fëmijëve. Në kuptim të këtij ligji, fëmijë konsiderohet çdo person deri në moshën 18 vjeç, si dhe personat me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeç. Në këtë kontekst, kujdesi dhe shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara, por edhe për fëmijët e talentuar, janë diçka që duhet përmirësuar. Sistemi duhet të zgjerohet edhe për fëmijët nga zonat rurale, fëmijët që jetojnë nën kufirin e varfërisë, si dhe fëmijët romë, përfshirja e të cilëve në kopshte dhe qendra të zhvillimit të fëmijërisë së hershme është ende shumë i ulët.
Lexoni rekomandimet konkrete për përmirësimin e gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, nëpërmjet prizmit të BGJPS. Dokumenti i politikave publike është i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.


