HERA – Shoqata për Edukim Shëndetësor, në partneritet me Shoqatën për Mbështetjen e Personave me HIV – SË BASHKU MË TË FUQISHËM- Shkup, Shoqatën për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave – ESE dhe Shoqatën Iniciativa për të Drejtat e Gruas nga Shuto Orizari, e zbatojmë projektin në partneritet me titull “Të drejtat e avancuara shëndetësore të vajzave, grave dhe grupeve të cenueshme”. Organizatat kanë filluar zbatimin e aktiviteteve të projektit nga dhjetori i vitit 2023 dhe planifikohet që projekti të zbatohet deri në tetor të vitit 2026, pra në një kohëzgjatje prej 30 muajsh. Objektivi kryesor i projektit është avancimi i mbrojtjes shëndetësore të popullatave të cenueshme në R. Maqedonisë së Veriut në bazë të bashkëpunimit intensiv ndërmjet institucioneve dhe sektorit civil në identifikimin e nevojave, planifikimin e masave, si dhe ofrimin e shërbimeve në fushën e mbrojtjes shëndetësore. Qëllimet specifike të projektit janë si në vijim: 1) Përforcimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në zhvillimin e politikave shëndetësore dhe buxheteve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në interes të grupeve të cenueshme të qytetarëve; 2) Të rrisë efektivitetin dhe financimin e programeve shëndetësore të qeverisë bazuar në prova dhe sipas nevojave të grupeve të cenueshme; dhe 3) Të krijohet një mjedis ligjor i favorshëm për organizatat e shoqërisë civile si ofrues kombëtar të shërbimeve shëndetësore që kontribuon në qëndrueshmëri më të madhe të shërbimeve për grupet e cenueshme.
Fokusi i aktiviteteve të projektit është të arrihet përmes avancimit programor dhe buxhetor të 4 (katër) programeve të mbrojtjes shëndetësore parandaluese dhe kurative të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë të dedikuara për popullatën e cenueshme përmes pjesëmarrjes së shtuar të sektorit civil në planifikim, buxhetim mbi bazën e provave dhe një mjedis ligjor mundësues për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile si ofrues të shërbimeve në kuadër të Programeve. Katër programet që janë objekt i punës në aktivitetet e projektit janë Programi për kujdes aktiv shëndetësor të nënave dhe fëmijëve, Programi për zbulimin e hershëm dhe skrining të sëmundjeve malinje, Programi për mbrojtjen e popullatës nga HIV/AIDS dhe Programi për pjesëmarrje në shfrytëzimin e mbrojtjes shëndetësore të sëmundjeve të catuara të qytetarëve dhe mbrojtjen shëndetësore të nënave dhe foshnjave. Gjithashtu, politika të tjera relevante strategjike si Strategjia kombëtare për shëndetësinë 2021-2030, strategjitë kombëtare për të rinjtë, barazia gjinore, barazia dhe mosdiskriminimi dhe përfshirja e romëve – në fushën e shëndetësisë do të jenë objekt i punës të projektit.
Rezultatet e arritura dhe aktivitetet
Tre rezultate kyçe do të arrihen përmes zbatimit të aktiviteteve të projektit, konkretisht: 1: Krijimi i një procesi formal konsultimi me shoqërinë civile në përgatitjen e programeve shëndetësore të qeverisë që bazohen në evidenca dhe nevojat e identifikuara të grupeve të cenueshme; 2. Përmirësimi i angazhimit të Qeverisë për kujdesin shëndetësor parandalues përmes rritjes së buxheteve dhe futjes së masave në programet parandaluese sipas nevojave të grupeve të cenueshme; 3. Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen shëndetësore për njohjen ligjore të organizatave civile si ofrues të shërbimeve shëndetësore kanë hyrë në proces formal të miratimit.
Drejt arritjes së rezultatit numër një – Një proces formal konsultimi me shoqërinë civile i krijuar në përgatitjen e programeve shëndetësore të qeverisë që bazohen në evidenca dhe nevojat e identifikuara të grupeve të cenueshme, do të kontribuojnë aktivitetet e mëposhtme.
Zbatimi i një analize të katër programeve qeveritare parandaluese shëndetësore – e cila do të përfshijë një rishikim të literaturës dhe dokumenteve, gjetjet nga hulumtimi në terren midis popullatave të synuara dhe një krahasim me mënyrën e përgatitjes dhe zbatimit të programeve të përshtatshme në vendet e BE-së, dhe do të rezultojë në rekomandimet për nxitjen e procesit të përgatitjes, buxhetimit, zbatimit dhe monitorimit të programeve përmes përfshirjes aktive të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve. Analiza e programeve do të na mundësojë përgatitjen dhe publikimin e një analize funksionale, e cila do të jetë pikënisja e avokimit dhe propozimit të masave për avancimin e planifikimit programor dhe buxhetor dhe financimit të programeve parandaluese, me fokus aktivitetet për grupet e margjinalizuara.
Organizimi i punëtorive konsultative për krijimin e katër programeve për 2025 dhe 2026. Përkatësisht përmes konsultimit me Ministrinë e Shëndetësisë, organet profesionale, komisionet dhe institucionet publike shëndetësore do të identifikohen nevojat për mbështetje teknike dhe do të sigurohet pjesëmarrja e tyre në analizat dhe vlerësimet ekonomike të masave të programit. Në punëtoritë shumësektoriale do të diskutohen gjetjet dhe rekomandimet nga hulumtimi dhe analiza e buxhetit për të përmirësuar planifikimin, buxhetimin dhe zbatimin e katër programeve për vitin 2025 dhe 2026. Gjatë zbatimit të projektit është planifikuar të zhvillohen tetë punëtori konsultative për promovimin e programeve parandaluese.
Organizimi i ngjarjeve publike lokale, forumeve të komunitetit dhe veprimeve krijuese të aktivizmit. Këto ngjarje do të organizohen për popullatën rome në Shkup, Kumanovë, Shtip dhe Manastir dhe për komunitetet e përdoruesve të shërbimeve për parandalimin e HIV-it dhe do të ndihmojnë në përcaktimin e problemeve shëndetësore prioritare dhe zgjidhjeve. Në të njëjtën kohë, përmes aksioneve vjetore për aktivizim krijues, do të aktualizojmë problemet shëndetësore të popullatës rome. Gjatë zbatimit të projektit është planifikuar të mbahen të paktën 4 tribuna publike lokale, 2 forume komunitare dhe aksione vjetore për aktivizëm krijues.
Mbajtja e takimeve koordinuese dhe avokuese me aktorët kryesorë. Organizatat partnere do të përgatisin një plan avokimi, duke shfrytëzuar ekspertizën specifike të secilit partner. Procesi do të koordinohet në takime mujore për planifikimin dhe monitorimin e zbatimit të aktiviteteve; partnerët së bashku ose me pjesëmarrjen e të paktën dy organizatave do të zhvillojnë takime avokuese me vendimmarrësit e politikave relevante për projektin.
Drejt arritjes së rezultatit nën numrin dy – Angazhim i avancuar i Qeverisë për mbrojtjen shëndetësore parandaluese përmes rritjes së buxheteve dhe futjes së masave në programet parandaluese sipas nevojave të grupeve të cenueshme, organizatat partnere do të kontribuojnë në aktivitetet e mëposhtme.
Përgatitja e një analize ekonomike për të identifikuar përfitimet e investimeve në mbrojtjen parandaluese, e cila do të tregojë se si shpërndarja e duhur e fondeve buxhetore do të sjellë përfitime për shtetin dhe qytetarët në drejtim të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, si dhe kursimit të fondeve, si nga shteti ashtu edhe nga qytetarët.
Zbatimi i monitorimit të vazhdueshëm në lidhje me planifikimin dhe zbatimin e masave nga programet parandaluese, të cilat do të sigurojnë monitorimin e situatës në nivel vjetor në lidhje me planifikimin e aktiviteteve, ndarjen e fondeve buxhetore dhe zbatimin e masave nga katër programe, për të përcaktuar nëse ka përmirësim të proceseve dhe nëse merren parasysh nevojat e grupeve të cenueshme. Përveç katër programeve parandaluese, monitorimi do të përfshijë edhe politika të tjera përkatëse në fushën e shëndetësisë.
Përgatitja e dokumenteve për krijimin e politikave publike në bazë vjetore bazuar në gjetjet e analizave dhe raportet e monitorimit për secilin program individualisht, me kërkesa specifike drejtuar autoriteteve për avancimin e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të programeve nëpërmjet pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.
Zbatimi i një fushate mediatike për avancimin e mbrojtjes shëndetësore që do të fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet prioritare në shëndetësi dhe do të propozojë zgjidhje sistematike për zgjidhjen e tyre, duke përfshirë rritjen e financimit publik në shëndetësi. Produktet e komunikimit për grupe dhe tema të ndryshme të synuara (video, infografikë) dhe përfaqësimi mediatik përmes mediave tradicionale dhe të reja do të dizajnohen në përputhje me hulumtimet dhe reagimet nga përdoruesit përfundimtarë. Për të zbatuar përfaqësimin e duhur mediatik, është planifikuar mbajtja e konferencave për shtyp, përgatitja dhe dërgimi i njoftimeve për media, përgatitja dhe publikimi i videove të shkurtra për përfaqësim, vizita dhe tregime mediatike, promovim me pagesë në mediat sociale.
Organizimi i konferencave kombëtare për mbrojtjen shëndetësore në nivel vjetor me aktorët kryesorë dhe vendimmarrësit. Në konferenca do të prezantohen publikimet nga analizat dhe hulumtimet e kryera, përmes të cilave do të prezantohen mangësitë dhe nevojat e konstatuara për avancimin e Programit, si dhe do të prezantohen dokumentet e politikave publike për të paraqitur rekomandimet dhe kërkesat konkrete të organizatave partnere drejtuar autoriteteve shëndetësore dhe vendimmarrësve të tjerë për avancimin e planifikimit dhe zbatimit të katër programeve parandaluese dhe politikave të tjera shëndetësore. Njëkohësisht, konferencat kombëtare do të mundësojnë një diskutim të hapur për këtë temë ndërmjet organizatave dhe institucioneve të ndryshme, të gjitha me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore të kategorive të rrezikuara të qytetarëve.
Në arritjen e rezultatit nën numrin tre – Ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit për mbrojtjen shëndetësor për njohjen ligjore të organizatave civile si ofrues të shërbimeve shëndetësore kanë hyrë në procesin formal të miratimit, do të kontribuojnë aktivitetet e mëposhtme.
Përgatitja e analizës për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtjen shëndetësore, përmes së cilës do të jepen argumente dhe rekomandime ligjore për vendimmarrësit nga Qeveria dhe Parlamenti.
Mbajtja e takimeve me një grup pune për përgatitjen e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Grupi do të përgatisë amendamentet e propozuara në bazë të rekomandimeve nga analiza, si dhe akteve të propozuara nënligjore për kushtet që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve të caktuara shëndetësore nga OJQ-të për grupet e cenueshme të popullatës me rëndësi të veçantë për shëndetin publik.
Zbatimi i avokimit parlamentar, nëpërmjet takimeve të grupit parlamentar ndërpartiak për HIV dhe shëndetin seksual dhe riprodhues dhe në bashkëpunim me Forumin Parlamentar Evropian për SHSR, anëtar i të cilit është grupi. Do të mundësohet komunikimi i rregullt me deputetët e parlamenteve të tjera për çështjet relevante shëndetësore dhe do të organizohen 2 punëtori vjetore për ndryshime ligjore dhe çështje prioritare shëndetësore të destinuara për deputetët, publikun profesional dhe institucionet shëndetësore.
Organizimi i debatit publik në Kuvend për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për mbrojtjen shëndetësore – në bashkëpunim me grupin parlamentar ndërpartiak për HIV dhe SHSR, Komisionin e shëndetësisë dhe Komisionin për mundësi të barabarta për gratë dhe Meshkujt në Kuvendin e RMV.
Ndikimi i projektit në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe mbrojtjes shëndetësore për grupet e cenueshme të qytetarëve
Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti pritet një përmirësim afatgjatë dhe sistematik i disa politikave specifike shëndetësore nëpërmjet futjes së masave të reja dhe rritjes së shtrirjes së atyre ekzistuese për vajzat dhe gratë, nënat dhe fëmijët dhe grupet e cenueshme të qytetarëve. Efektet e programeve të përmirësuara, të buxhetuara në mënyrë adekuate dhe të bazuara në fakte, të hartuara me pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve, do të rezultojnë në parandalimin adekuat dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, të cilat do të përmirësojnë shëndetin e popullatës, me fokus te grupet e cenueshme, duke gjeneruar gjithashtu kursime në sistemin shëndetësor përmes shpenzimeve të shmangura për trajtim të shtrenjtë dhe të panevojshëm.
Presim që zbatimi i projektit të kontribuojë në suksesin e reformës së pritshme të programeve shëndetësore të nisura në kuadër të mbështetjes teknike për Ministrinë e Shëndetësisë për zbatimin e strategjisë kombëtare të shëndetësisë, të ofruar nga BE-ja, ndërkohë që pjesë e zgjidheve – siç janë mekanizmat e negociatave sociale dhe konsultimi i sektorit të shoqërisë civile në planifikim – të integrohen në ligj.
Nëpërmjet njohjes ligjore të organizatave civile si ofrues të shërbimeve të drejtpërdrejta shëndetësore, në të ardhmen do të sigurohet financimi nga buxheti i brendshëm dhe qëndrueshmëri më e madhe e shërbimeve për popullatat e cenueshme dhe të paarritshme.
Përfitimet nga projekti për organizatat partnere
Aktivitetet e projektit sjellin përfitime edhe për organizatat partnere të shoqërisë civile, të cilat do të forcojnë kapacitetet e tyre për avokim programor dhe buxhetor të bazuar në prova dhe do të arrijnë dukshmëri më të madhe për zgjidhjen e problemeve thelbësore të lidhura me shëndetin.
Grupet e synuara dhe përdoruesit e drejtpërdrejtë
Përfitues primar në zbatimin e projektit janë Ministria e Shëndetësisë, institucionet shëndetësore publike dhe organet dhe komisionet e ekspertëve që janë të përfshirë në përgatitjen, zbatimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin dhe vlerësimin e programeve shëndetësore parandaluese dhe politikave shëndetësore (Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Klinika Universitare për sëmundjet infektive dhe gjendje febrile, Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Instituti i Shëndetit Publik, Qendrat e Shëndetit Publik, Qendrat shëndetësore, Komiteti për Mëmësi të Sigurt, Komisioni Kombëtar për HIV/AIDS) si dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me fokus anëtarët e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për HIV dhe SHSR, Komisioni për Shëndetësi dhe Komisioni për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Meshkujt.
Përfituese të drejtpërdrejta të ndërhyrjeve në projekt janë gratë dhe vajzat në periudhën riprodhuese (15-49 vjeç), nënat dhe fëmijët; personat që jetojnë me HIV; popullatat kryesore të prekura nga HIV: meshkujt homoseksualë, personat që injektojnë drogë dhe punëtorit e seksit; Romët me fokus vajzat dhe gratë rome dhe personat e përjashtuar nga shoqëria dhe që janë pa sigurim shëndetësor. Ndryshimet në politikat dhe ligjet e parashikuara nga kjo ndërhyrje i referohen përmirësimit të aksesit në shërbimet e natyrës së shëndetit publik të destinuara për përdoruesit përfundimtarë. Përdoruesit përfundimtarë do të përfshihen gjithashtu në sondazhet në terren, ngjarjet publike dhe forumet e komunitetit për të identifikuar nevojat e tyre. Në intervenim janë përfshirë dy organizata të vetë komuniteteve – personat me HIV dhe gratë rome, të cilat përfaqësojnë të drejtat e komuniteteve.
Buxheti i projektit
Buxheti i përgjithshëm për realizimin e projektit është 13.905.023 denarë. Buxheti sigurohet përmes mbështetjes nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas.
Roli dhe kontributi i Civica Mobilitas në zbatimin e projektit
HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, si organizatë udhëheqëse në zbatimin e projektit, mbështetet nga Zvicra përmes Civica Mobilitas.
Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës për mbështetjen e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut, i cili zbatohet nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCSM), NIRAS nga Danimarka dhe FCG nga Suedia. Qëllimi i programit janë ndryshimet sociale në Maqedoninë e Veriut që udhëhiqen nga një sektor i fuqishëm i shoqërisë civile, nga qytetarë aktivë dhe bashkëpunim i mirë me autoritetet, që rezulton në një hapësirë të zgjeruar civile, organizata të shoqërisë civile më të qëndrueshme dhe më transparente, më të përgjegjshme dhe qeverisje shoqërore përfshirëse në nivel qendror dhe lokal.

