Qeveria e re në vitin 2017 duhet ta ndryshojë Ligjin për abortin
Sot është 28 Shtatori – Dita globale për aksion për qasje deri te aborti i sigurt dhe legal. Fushata e sivjeme ndërkombëtare ka mesazh: Hapëro në tregimet tona, hapëro në këpucët tona që të mund t’i njohish gjykimet dhe stereotipat gjinore. Ky është mesazhi nga gratë deri te të gjithë ne, që ta paramendojmë përvojën e pakëndshme dhe të rrezikshme në situata kur aborti është i kufizuar ose i ndaluar. Të paramendojmë se si është të kalosh nëpër procedura, të cilat e rrezikojnë shëndetin dhe jetën, e përsëri të jesh i ballafaquar me dënim dhe nënvlerësim për shkak të zgjedhjes personale.
Për fat të keq, nga viti 2013 Maqedonia numërohet në vendet ku aborti është i kufizuar. Në vitin 2015 Komiteti për të drejtat e njeriut pranë Kombeve të Bashkuara i rekomandoi Maqedonisë që ta ndryshojë Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë nga viti 2013, me të cilin shëndeti dhe jeta e gruas vihet në rrezik. Këtë vit, edhe një herë, Komiteti për të drejta sociale, ekonomike dhe kulturore e Kombeve të Bashkuara solli përfundim se dispozitat nga ligji kanë efekt kërcënues për mjekët që mund të udhëhiqet drejt aborteve të pasigurta, se këshillimi i obligueshëm para abortit është i pranueshëm vetëm nëse është neutral, informativ dhe nëse e mbështet vendimin e lirë të gruas. Prandaj rekomandon revidimin e masave restriktive të ligjit.
Edhe pse me udhëzime të qarta deri te trupat ndërkombëtare dhe opinioni profesional në vend, por edhe me dëshmi për rastet e shumta në të cilat gratë në Maqedoni janë sjellë në gjendje të rrezikimit të jetës gjatë implementimit të Ligjit, deri më sot Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndërmarrë kurrfarë masa që ta ndryshojë gjendjen.
Prandaj në këtë ditë, në vend të Ministrisë së Shëndetësisë, iu drejtohemi partive para zgjedhjeve të ardhshme dhe kërkojmë që të angazhohen në programet e tyre politike, se në 90 ditët e para do të sjellin ligj të ri, i cili do t’i mënjanojë të gjitha dispozitat restriktive dhe do të mundësojë mbrojtje gjithëpërfshirëse të shëndetit, jetës dhe të drejtave të grave.
Në shënimin e këtij 28 Shtatori u bashkangjitën edhe organizatat Forumi arsimor rinor, Tiiit! Ink., Aksioni Zdruzhenska, Antiko, Asociacioni për zhvillim rural lokal, Lufto si femër, ESE, Forumi i grave, Koalicioni për të drejtat shëndetësore dhe seksuale të bashkësive të margjinalizuara, LezFem, Nëna, Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, Këshilli nacional për barazi gjinore – SOZHM, OZHS, Organizatat e grave Kumanovka dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Me qëllim të kontribuojmë drejt hapjes së debatit publik për Ligjin, bashkë me partnerët tanë Ju ftojmë për shprehje të organizuar “Kjo shtëpi beson se politikat për abortin (nuk) janë në dobi të shoqërisë maqedonase” që do të mbahet më 29 shtator ( e Enjte), me fillim në ora 19:00 në Operën dhe Baletin Maqedonas, salla Imperial. Në këtë debat qëndrimet e tyre do t’i argumentojnë Adela Pop Stefanbija, Ana Mishkovska Kajevska, Jagoda Shahpaska, Karolina Ristova-Asterud dhe Cvetin Çilimanov.
Pas debatit, nga ora 22 vijon koncerti me Telemama, Milko dhe dixhe set me Hristina Shekerova.