Gjatë fushatës parazgjedhore Platforma rinore për edukim gjithëpërfshirës seksual kërkon nga partitë politike që të obligohen të ndërmarrin masa për arsimim seksual. Kjo kërkesë vjen pas debatit publik shumëvjeçar, trendi brengosës i indikatorëve shëndetësor te të rinjtë, por po ashtu, edhe për shkak të mosndërmarrjes së masave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Për përkujtim, Qeveria e RM, gjatë viteve të kaluara, miratoi bile 4 strategji nacionale në të cilat rekomandohet përmirësimi i informatave në shkolla nga fusha e edukimit gjithëpërfshirës seksual, ndërsa këtë vit arriti edhe rekomandimi i drejtpërdrejtë nga Komiteti i KB për të drejta sociale, ekonomike dhe kulturore.
Pas kërkesës së Platformës, 10 partitë obligohen se do të ndërmarrin masa për avancimin e programit shkollor janë informatat nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues, të cilat janë adekuate për moshën, të cilat janë të bazuara në fakte shkencore dhe të cilat i promovojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.
Partitë të cilat e mbështesin edukatën gjithëpërfshirëse seksuale janë: Partia Liberale-Demokratike (PLD), Partia Liberale (PL), Partia e Re Socialdemokrate (PRSD), PDSH, Uniteti, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), VMRO-Partia Popullor, Përtëritja Demokratike e Maqedonisë (PDM), E Majta dhe Lidhja Demokratike. Prej tyre, 3 parti e kanë përmendur këtë masë në programet e tyre politike. Numri i rritur i mbështetësve politik do të thotë se edukimi seksual po merr kujdesin e nevojshëm, veçanërisht nëse bëhet krahasim me fushatën zgjedhore 2011, kur pasa kësaj kërkese qëndruan vetëm 3 parti politike.
Platforma pas zgjedhjeve do të realizojë bashkëpunim me partitë për gjetjen e mënyrave më adekuate për zbatimin e obligimit të ndërmarrë.
Platforma rinore për edukim gjithëpërfshirës seksual: MOF, HOPS, XHEF, Të rinjtë munden, DALJE, HERA, Hije dhe re, YPEER, KNRM.