Na nevojitet edukim për seksualitetin dhe për shëndetin riprodhues!
Grupi vullnetar HERA të Rinjtë (16 maj 2016) e organizuan Orën e parë publike me temë edukimi gjithëpërfshirës seksual në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Edukatorët e HERA bashkë me Ognen Janevskin realizuan orë prej 45 minutave, ku morën pjesë personalitete të theksuara nga të gjitha sferat e shoqërisë. Në orën publike u fol për 7 tema të ndryshme të edukimit gjithëpërfshirës seksual: seksin, shëndetin seksual dhe riprodhues, dhunën, lidhjet dhe marrëdhëniet, diveristetin, aspektet qytetare dhe kënaqësinë. Përmes kësaj ore simbolike edhe një herë u theksua se në arsimimin tonë të rinjtë vështirë mund të informohen për seksualitetin dhe për shëndetin riprodhues, por prandaj, shumë lehtë mund të hasin mite, informata të cilat nxitin paragjykime dhe të dhëna të vjetra.
HERA në 16 vitet e kaluara siguroi edukim joformal moshatar dhe angazhohet për miratimin e programit shkollor modern për edukim gjithëpërfshirës seksual, si pjesë e programeve shkollore për arsim fillor dhe të mesëm. Kjo nevojë është njohur nga disa institucione profesionale dhe e theksuar në 4 strategji nacionale, e mbështetur nga sektori civil, opinioni akademik dhe Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta. Arsimimi i këtillë është theksuar si një nga zgjidhjet për sfidat me numrin e rritur të infektimeve seksualisht të transmetueshme, dhunën mes të rinjve, dhunën mbi bajzat dhe gratë, dhunën mbi të rinjtë të cilët janë LGBT, shtatzëninë e paplanifikuar te adoleshentet, për shkallën më të ulët të përdorimit të kontracepsionit modern në Evropë, por edhe për vdekshmërinë më të lartë perinatale në Evropë.
Megjithatë, institucionet më përgjegjëse, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, deri tani jo vetëm që nuk kanë ndërmarrë hapa adekuate, por duke përdorur argumente dogmatike të ideologjisë partiake deklaruan se Maqedonia nuk ka nevojë për arsim të këtillë.
Ndërsa edukimi gjithëpërfshirës seksual funksionon. Edukatorët e akredituar të HERA vitin e kaluar zbatuan edukime me të rinjtë e moshave të shkollës së mesme sipas programit në pajtim me kahet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNESKO. Evaluimi i programit tregoi se:
- Edukimi moshatar për EGJS ka sjellë deri te përmirësimi i informimit të pjesëmarrësve në mësim
- Shënohen ndryshime të mëdha drejt përmirësimit të qëndrimeve në tërësi edhe te djemtë edhe te vajzat për të gjitha temat e përfshira, duke përfshirë edhe temat seks, dhunë dhe diversitet.
Nëse demokracia dhe të drejtat e njeriut do të jenë parimet kryesore mbi të cilat do të dalë nga gjendja momentale politike, shpresojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të bëhen të hapura për nevojat e të rinjve, do të fillojnë të miratojnë programe, të cilat bazohen mbi argumente të pranuara shkencore dhe se do t’i qasen vendosjes së programit modern për edukim gjithëpërfshirës seksual.
16 maj 2016, Shkup