Mbledhje regjionale e përfaqësuesve qeveritar dhe joqeveritar nga 8 vende të Evropës Juglindore për HIV
Me rastin e 1 Dhjetorit, Dita botërore e SIDA, sot u mbajt dita e parë e mbledhjes dyditore regjionale të Evropës Juglindore për HIV, në të cilin morën pjesë 50 përfaqësues – nga Fondi global, institucione shtetërore, sektori civil, përfaqësues të bashkësive – nga 8 vende. Qëllimi i mbledhjes regjionale është të diskutohen mekanizmat për qëndrueshmëri, përfshirjen e bashkësive në dialogun regjional, praktikat e mira, sfidat dhe mundësitë për qëndrueshmëri pas largimit të Fondit global për HIV/SIDA, tuberkuloz dhe malarie (FG), dhe mekanizmat e FG për mbështetje të vendeve të cilat tranzitojnë nga FG.
Në këtë vit kur nga njëra anë ballafaqohemi me përfundimin e financimit të Fondit global të programeve për parandalim nga HIV, dhe nga ana tjetër me shkurtimin e buxhetit të përgjithshëm të nevojshëm për vazhdimin e programeve për parandalim për 59%, më shumë se e nevojshme është të vazhdohet me përpjekjet për gjetjen e mekanizmave me të cilat do të sigurohet përgjigje e qëndrueshme për HIV. Mu për këtë, rrjeti i organizatave dhe institucioneve të cilat punojnë në këtë fushë në Evropën Juglindore e vendosi si qëllim – formimin e mekanizmit regjional koordinues, i cili do të punojë në qëndrueshmërinë e programeve HIV në këto shtete. Vetëm me aksion të përbashkët dhe të koordinuar me sukses do të mund t’u përgjigjemi me sukses sfidave të cilat gjenden para një pjese të madhe të shteteve, në momentet kur një pjesë e madhe e qeverive nuk sigurojnë mjete të mjaftueshme për realizimin e programeve parandaluese.
Në ditën e parë të mbledhjes regjionale, fjalë rasti patën më tepër përfaqësues. Aida Kurtoviq, zëvendës-kryesuese e Këshillit drejtues të Fondit global për luftë kundër HIV, tuberkulozit dhe malaries u përqendrua në një nga çështjet më të rëndësishme – nëse është e mundur që t’i vihet fund epidemisë së HIV në vendet e EJL, nëse merren parasysh investimet aktuale nga ana e qeverive lokale dhe donatorëve ndërkombëtar. Ekspoze të tyre patën edhe përfaqësuesit e Mekanizmave koordinues nacional të vendeve pjesëmarrëse: Maqedoni, Bullgari, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi dhe Rumani.
Metju Mekregor – si përfaqësues i programit për qëndrueshmëri në Fondin global, dhe Gyongyver Jakab, folën për politikat dhe mekanizmat për qëndrueshmëri dhe rritja e domosdoshme e mjeteve financiare nga vendi për përgjigje adekuate ndaj HIV. Raminta Stuitkjte si përfaqësues speciale e Sekretarit gjeneral të KB-ve për HIV/SIDA në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore i prezantuan praktikat e mira dhe modelet tranzistuese për qëndrueshmëri të HIV programeve. Për nevojën nga rritja e financimit nga vendi dhe ndërtimin e serviseve të qëndrueshme për popullatat kyçe gjatë dhe pas procesit të tranzicionit folën Horhe Saavedra nga AIDS Healthcare Foundation dhe Ekaterina Lukiçeva nga Fondacioni Shoqëria e Hapur.
Mbledhja regjionale vazhdon edhe nesër, e premte, 02 dhjetor, me grupet punuese dhe formimin zyrtar të Mekanizmit koordinues nacional regjional, dhe përcaktimi i qëllimeve të dhe aktiviteteve të tija si trup multi-sektorial dhe regjional, i cili do të angazhohet për përgjigje të qëndrueshme ndaj HIV.