Fusha programore: Të drejtat seksuale

1. Çfarë kemi arritur deri tani: 

  • Publikimi „Të drejtat seksuale: Deklarata e IPPF“ e botuar në gjuhën maqedonase.
  • HERA vendosi shërbime për ndihmë juridike pa pagesë për njerëzit të cilët jetojnë me HIV.
  • Pas reagimeve të shumë shoqatave të qytetarëve për Ligjin e ri restriktiv për ndërprerjen e shtatzënisë 2013 u hoqën dy prej pesë amendamenteve të dëmshme.
  • U përgatitën disa raporte në hije për gjendjen me të drejtat seksuale në Maqedoni, veçanërisht deri te Komiteti për të drejtat e njeriut, Komiteti për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore dhe Komiteti për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të femrës.
  • Bashkë me Platformën gjinore dhe Grupin ndër sektorial për barazisë mes gruas dhe mashkullit, gjatë vitit 2015 u përgatit publikimi për Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (2016–2030).
  • Para mbajtjes së Samitit të Kombeve të Bashkuara për post-kornizën për zhvillim 2015 në Nju Jork, Platforma për barazi gjinore dhe Komisioni ndër-resor e organizuan konferencën me titull “Barazia gjinore në Maqedoni në post-kornizën për zhvillim 2015 – Planifikimi i hapave të ardhshëm“.
  • Në kuadër të Rrjetit për mbrojtje nga diskriminimi u parashtruan supozime për shkeljen e të drejtave seksuale deri te institucionet kompetente.
  • Në vitin 2015, pas trajnimeve për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi u miratua “Protokolli për vërtetimin e procedurës për veprim në rastet për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.“

2. Partnerët

  • Federata Ndërkombëtare për Planifikim të Familjes
  • Koalicioni Të drejtat shëndetësore dhe seksuale të bashkësive të margjinalizuara
  • Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi
  • Qendra për të drejta riprodhuese
  • Asociacioni i Irlandës për Planifikim të Familjes
  • Reaktor
  • Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
  • Platforma rinore për ESGJ, ku krahas HERA anëtarë janë edhe: NMSM, JEF; HOPS, MOF, Y-PEER, Të rinjtë munden, Hijet dhe retë dhe Dalje.
  • Rrjeti nacional për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë
  • Avokati i Popullit
  • Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi
  • Këshilltari për të drejtat e njeriut pranë Zyrës së koordinatorit rezident të KB

 

3. Personi për kontakt

Drasko Kostovski

drasko.kostovski@hera.org.mk

Dragana Drndarevska

dragana.drndarevska@hera.org.mk

Publikime

Publikime

Fushata

Shërbimet

Puna me H.E.R.A.

Hulumtim “Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe”

“Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe” e hulumton efektin dhe pasojat nga miratimi i Ligjit ekzistues për ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2013, me të cilin vendosen dispozitat ligjore kufizuese dhe vështirësohet qasja deri te aborti i sigurt dhe legal në Maqedoni. Efektin […]

Më tepër »

Bashkohu me ne! HERARinore

  Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth edukatës seksuale gjithëpërfshirëse, të bëhesh vullnetar dhe edukator, të flasësh për tema tabu, të kontribosh për të gjithë të rinjtë, të ndryshosh rrethanat, atëherë je në vendin e duhur! A dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde për diçka më ndryshe nga aktivitetet e tua të përditëshme? A dëshiron të takosh njerëz të ri, […]

Më tepër »

Shërbime falas

HERA ofron një varg shërbimesh pa pagesë, anonime dhe të besueshme nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – HIV testimi, kontrolle gjinekologjike dhe dermatologjike, ndihmë juridike pa pagesë, distribuim të prezervativëve dhe materialeve edukative, këshillime.

Më tepër »

KONKURS për praktikant në HERA

Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në […]

Më tepër »

Partnerët


Civica Mobilitas Opstina Centar European Delegation in Macedonia Groupe SOS CFSD Embassy of the United States Skopje, Macedonia http://macedonia.nlembassy.org/ Astra Network Град Скопје The Global Fund EGAL Коалиција СЗПМЗ Коалиција хомофобија Комерцијална банка Министерство за здравство IPPF - IPPF European Network National partnerscratic Institute NDI Национален младински совет Општина Струмица Македoнска платфoрма прoтив сирoмаштијата Радио МОФ УНФПА Фондација отворено општество – Македонија (ФООМ) Center for Institutional Development - CIRa http://psihologija.com.mk/
Copyright 2013 - H.E.R.A. All rights reserved.