Fusha programore: Dhuna e bazuar në gjini

1. Çfarë kemi arritur deri tani:

  • U hap Qendra e parë familjare, e cila ofron shërbime pa pagesë, të besueshme dhe anonime për mbështetje psiko-sociale për viktimat dhe kryesit e dhunës familjare
  • Avokim për integrimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (2016–2030), të cilat janë me interes për barazinë gjinore në politikat nacionale, në bashkëpunim me Platformën gjinore dhe Grupin ndër-resor për barazi mes grave dhe meshkujve. U përgatit Buletini informativ
  • U zbatua standardizimi i shërbimeve të specializuara për ndihmë dhe mbështetje të dhunës familjare te 5 organizata qytetare
  • Janë krijuar mundësi pune për gratë viktimë të dhunës familjare përmes trajnimit të tyre dhe certifikimit për kujdes të personave të moshuar në kushte shtëpiake
  • Pjesëmarrje në zbatimin e aktiviteteve në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës së bazuar në gjini“
  • U përpilua Vlerësimi gjinor i politikave social dhe buxheteve në nivel lokal në Kumanovë, Shtip dhe Strumicë.
  • Në vitin 2012, u hap edhe qendra sportel i parë për viktimat e dhunës familjare, në bashkëpunim me komunat Strumicë, Organizatën e Grave të Strumicës dhe Eparkinë e Strumicës.
  • U formua Trupi koordinues lokal dhe u miratua strategjia lokale dhe plani i veprimit për luftë kundër dhunës familjare në Komunën e Strumicës.
  • Anëtare e Platformës për barazi gjinore dhe e Rrjetit nacional për luftë kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare

2. Partnerët

  • Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunën familjare dhe të gjithë anëtarët e tij
  • Platforma për barazi gjinore dhe të gjithë anëtaret e saja
  • UnWomen
  • UNFPA
  • Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
  • Qyteti i Shkupit
  • Komuna e Qendrës
  • Komuna e Strumicës
  • Banka Komercijalna
  • Ambasada e SHBA në Shkup
  • Qendra për Zhvillim Institucional-CIRa
  • Platforma maqedonase kundër varfërisë
  • ASTRA-Central and Eastern European Women’s Network for Sexual and Reproductive Rights and Health

 

3. Personi për kontakt
Kristina Pleçiq Beqarova

kristina.plecic@hera.org.mk

Publikime

Publikime

Fushata

Shërbimet

Puna me H.E.R.A.

Hulumtim “Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe”

“Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe” e hulumton efektin dhe pasojat nga miratimi i Ligjit ekzistues për ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2013, me të cilin vendosen dispozitat ligjore kufizuese dhe vështirësohet qasja deri te aborti i sigurt dhe legal në Maqedoni. Efektin […]

Më tepër »

Bashkohu me ne! HERARinore

  Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth edukatës seksuale gjithëpërfshirëse, të bëhesh vullnetar dhe edukator, të flasësh për tema tabu, të kontribosh për të gjithë të rinjtë, të ndryshosh rrethanat, atëherë je në vendin e duhur! A dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde për diçka më ndryshe nga aktivitetet e tua të përditëshme? A dëshiron të takosh njerëz të ri, […]

Më tepër »

Shërbime falas

HERA ofron një varg shërbimesh pa pagesë, anonime dhe të besueshme nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – HIV testimi, kontrolle gjinekologjike dhe dermatologjike, ndihmë juridike pa pagesë, distribuim të prezervativëve dhe materialeve edukative, këshillime.

Më tepër »

KONKURS për praktikant në HERA

Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në […]

Më tepër »

Partnerët


Civica Mobilitas Opstina Centar European Delegation in Macedonia Groupe SOS CFSD Embassy of the United States Skopje, Macedonia http://macedonia.nlembassy.org/ Astra Network Град Скопје The Global Fund EGAL Коалиција СЗПМЗ Коалиција хомофобија Комерцијална банка Министерство за здравство IPPF - IPPF European Network National partnerscratic Institute NDI Национален младински совет Општина Струмица Македoнска платфoрма прoтив сирoмаштијата Радио МОФ УНФПА Фондација отворено општество – Македонија (ФООМ) Center for Institutional Development - CIRa http://psihologija.com.mk/
Copyright 2013 - H.E.R.A. All rights reserved.