Fusha programore: Qendrat rinore

1. Çfarë kemi arritur deri tani:

  • U hapën dy qendra rinore – Qendra e parë rinore “Dëshiroj të dijë“ në ambulancën Vodno, në prill të vitit 2005; Qendra e dytë rinore “Dëshiroj të dijë“, në ambulancën Shuto Orizari në shtator të vitit 2006.
  • Sigurimi i shërbimeve, kontrolleve, këshillimeve, testimeve pa pagesë për infektimet seksualisht të transmetueshme, të dedikuara për grupet në nevojë dhe të margjinalizuara të rinjve.
  • Për 10 vjet për mbi 25.000 klientë iu janë ofruar më tepër se 80.000 shërbime. Prej tyre, 70% janë të rinj deri në 30 vjet, të cilët vijnë nga grupe sociale-të përjashtuara ose në nevojë, 20% janë studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.
  • U zhvillua qasje e veçantë dhe sistem i punës i adaptuar për nevojat e grupeve qëllimore, me prag të ulët të qasjes dhe të qenit të hapur për popullatën e re.
  • U sigurua hapësirë e sigurt personale e cila garanton anonimitet, besim dhe diskrecion te klientët, të cilët i shfrytëzojnë shërbimet e Qendrave rinore.
  • U realizua analiza e pyetësorëve se sa janë të kënaqur klientët nga shërbimet, që flet se 90% prej tyre janë të kënaqur nga shërbimet që ofrohen në qendër dhe përsëri do të shkonin për shërbime plotësuese në këto qendra.
  • U organizua konferenca e parë për qëndrueshmëri të qendrave “Investimi te të rinjtë – përfitim për të gjithë”, ku morën pjesë mbi 20 kompani me përgjegjësi shoqërore nga vendi dhe jashtë, të cilave iu prezantua puna e Qendrave rinore.
  • Filloi fushata për mobilizimin e mjeteve për vazhdimin e punës së Qendrave rinore “Dëshiroj të dijë”.

2. Partnerë:

  • Fondi global për luftë kundër tuberkulozit dhe malaries
  • Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë
  • Organizata partnere: Star Star, Egal, Së bashku më të fuqishëm, HOPS

3. Personi për kontakt

Lidija Kekenovska Paviq

lidija.kekenovska@hera.org.mk

Publikime

Publikime

Fushata

Shërbimet

Puna me H.E.R.A.

Hulumtim “Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe”

“Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe” e hulumton efektin dhe pasojat nga miratimi i Ligjit ekzistues për ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2013, me të cilin vendosen dispozitat ligjore kufizuese dhe vështirësohet qasja deri te aborti i sigurt dhe legal në Maqedoni. Efektin […]

Më tepër »

Bashkohu me ne! HERARinore

  Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth edukatës seksuale gjithëpërfshirëse, të bëhesh vullnetar dhe edukator, të flasësh për tema tabu, të kontribosh për të gjithë të rinjtë, të ndryshosh rrethanat, atëherë je në vendin e duhur! A dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde për diçka më ndryshe nga aktivitetet e tua të përditëshme? A dëshiron të takosh njerëz të ri, […]

Më tepër »

Shërbime falas

HERA ofron një varg shërbimesh pa pagesë, anonime dhe të besueshme nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – HIV testimi, kontrolle gjinekologjike dhe dermatologjike, ndihmë juridike pa pagesë, distribuim të prezervativëve dhe materialeve edukative, këshillime.

Më tepër »

KONKURS për praktikant në HERA

Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në […]

Më tepër »

Partnerët


Civica Mobilitas Opstina Centar European Delegation in Macedonia Groupe SOS CFSD Embassy of the United States Skopje, Macedonia http://macedonia.nlembassy.org/ Astra Network Град Скопје The Global Fund EGAL Коалиција СЗПМЗ Коалиција хомофобија Комерцијална банка Министерство за здравство IPPF - IPPF European Network National partnerscratic Institute NDI Национален младински совет Општина Струмица Македoнска платфoрма прoтив сирoмаштијата Радио МОФ УНФПА Фондација отворено општество – Македонија (ФООМ) Center for Institutional Development - CIRa http://psihologija.com.mk/
Copyright 2013 - H.E.R.A. All rights reserved.