Fusha programore: Shëndeti i romëve

1. Çfarë kemi arritur deri tani:

  • Monitorimi nga bashkësia – përmes vizitave të drejtpërdrejta nga ana e punëtoreve në terren (Iniciativa e grave nga Shuto Orizari), nga viti 2012 deri 2015, janë edukuar gjithsej 2.398 femra rome, prej të cilave 605 shtatzënë dhe 1.793 femra në periudhën riprodhuese.
  • Ndihmë juridike – nga viti 2013 deri 2015 përmes ofrimit të ndihmës juridike janë formuar 115 raste, derisa përmes ofrimit të ndihmës para juridike nga ana e femrave të trajnuara nga bashkësia janë grumbulluar gjithsej 719 raste të drejtave të shkelura shëndetësore dhe sociale për të cilat  është dhënë këshillim juridik, mbështetje ose veprimi deri te institucionet.
  • Me ndihmën e punëtoreve të trajnuara në terren dhe praktikantëve janë realizuar mbi 70 shoqërime të romeve deri te ordinancat gjinekologjike dhe institucionet shëndetësore, për monitorim të punës së gjinekologëve dhe realizimit më të lehtë të drejtave të klientëve.
  • Nga viti 2012 deri më 2015 janë realizuar 4 hulumtime përmes të cilave është kryer vëzhgimi i kualitetit të shërbimeve shëndetësore të cilat i marrin romet nga Shuto Orizari prej mjekëve amë dhe motrat e patronazhit gjatë dhe pas shtatzënisë. Të dhënat e fituara nga këto hulumtime janë publikuar në katër kartat me vlerësim nga bashkësia: Karta e parë; Karta e dytë; Karta e tretë.
  • Programi Mediatorët shëndetësorë romë (MSHR) që nga viti 2011 implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Roli kryesor i MSHR është ta lehtësojnë qasjen e romëve deri te serviset themelore shëndetësore dhe sociale përmes përmirësimit të komunikimit mes romëve dhe institucioneve, të ofrojnë ndihmë gjatë sigurimit të dokumentacionit të nevojshëm personal dhe dokumentacionit për sigurim shëndetësor, si dhe përmes aktiviteteve shëndetësore – promovuese të ndikojnë në nivel individual dhe nivel të bashkësisë.
  • Në vitin 2015, MSHR kanë vizituar 2463 familje të reja, ndërsa kanë ofruar shërbime për gjithsej 9245 persona, prej të cilëve 4403 meshkuj dhe 4842 femra. Buletini nr.5, Buletini nr.4, Buletini nr.3Buletini nr.2, Doracaku për trajnim të MSHR.
  • Përmes përdorimit të veglave krijuese si forum teatri, strip posterët dhe mediat sociale, nga viti 2015 po punohet në ndryshimin e përshkrieve dhe kuptimi i stereotipave te punëtorët shëndetësor për pacientët romë.

2. Partnerë

  • Ministria e Shëndetësisë e RM
  • Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni- UNICEF
  • UNFPA
  • Instituti për shëndet publik
  • Qendra për arsim profesional dhe trajnim
  • Organizatat qytetare: Ambrella, Kham – Dellçevë, Asociacioni për Zhvillim Demokratik të Romëve “Sonce”, Qendra Resurse Rome (RRC), Qendra Nacionale Rome (NRC), Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas”, Qendra për Iniciativa Sociale “Nadezh” dhe Kham  Kumanovë

3. Personat për kontakt

Elizabeta Bozhinoska elizabeta.bozinoska@hera.org.mk

Kristina Pleçiq Beqarova kristina.plecic@hera.org.mk

Aleksandar Samarxhiev aleksandar.samardziev@hera.org.mk

Publikime

Publikime

Fushata

Shërbimet

Puna me H.E.R.A.

Hulumtim “Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe”

“Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe” e hulumton efektin dhe pasojat nga miratimi i Ligjit ekzistues për ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2013, me të cilin vendosen dispozitat ligjore kufizuese dhe vështirësohet qasja deri te aborti i sigurt dhe legal në Maqedoni. Efektin […]

Më tepër »

Bashkohu me ne! HERARinore

  Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth edukatës seksuale gjithëpërfshirëse, të bëhesh vullnetar dhe edukator, të flasësh për tema tabu, të kontribosh për të gjithë të rinjtë, të ndryshosh rrethanat, atëherë je në vendin e duhur! A dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde për diçka më ndryshe nga aktivitetet e tua të përditëshme? A dëshiron të takosh njerëz të ri, […]

Më tepër »

Shërbime falas

HERA ofron një varg shërbimesh pa pagesë, anonime dhe të besueshme nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – HIV testimi, kontrolle gjinekologjike dhe dermatologjike, ndihmë juridike pa pagesë, distribuim të prezervativëve dhe materialeve edukative, këshillime.

Më tepër »

KONKURS për praktikant në HERA

Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në […]

Më tepër »

Partnerët


Civica Mobilitas Opstina Centar European Delegation in Macedonia Groupe SOS CFSD Embassy of the United States Skopje, Macedonia http://macedonia.nlembassy.org/ Astra Network Град Скопје The Global Fund EGAL Коалиција СЗПМЗ Коалиција хомофобија Комерцијална банка Министерство за здравство IPPF - IPPF European Network National partnerscratic Institute NDI Национален младински совет Општина Струмица Македoнска платфoрма прoтив сирoмаштијата Радио МОФ УНФПА Фондација отворено општество – Македонија (ФООМ) Center for Institutional Development - CIRa http://psihologija.com.mk/
Copyright 2013 - H.E.R.A. All rights reserved.