Politikat

Parimet dhe vlerat të cilat janë të hartauara në statutin dhe në  kornizat strategjike  periodike,  të HERA, përpiqet t’i saktësojë përmes politikave specifike. Këto dokumente kanë për qëllim të japin kahje konkrete për vullnetarët dhe të punësuarit, si në punën e tyre të përditshme për avancimin e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese, që të udhëhiqen nga standardet më të larta të cilat janë miratuar nga Kuvendi i HERA. Të punësuarit në HERA janë të obliguar që të kalojnë trajnim për secilëmn nga fushat e mbuluara me politika në nivel vjetor.

Këto janë politikat e HERA:

Politikat për gjini dhe barazi

Me këtë politikë rregullohen mënyrat përmes të cilave HERA jep garanci se do të sigurojë barazi gjinore në të gjitha sferat e veprimit të saj. Gjegjësisht, cilat janë parimet kur lobohet për ligje dhe politika më të mira nacionale, si ofrohen shërbimet, si sigurohet atmosfera e punës ku nuk do të ketë diskriminim gjinor. Ose siç është cekur në politikë: “Kjo politikë duhet të sigurojë se të gjithë anëtarët, vullnetarët, të punësuarit, shfrytëzuesit e shërbimeve kanë trajtim të njëjtë pa dallim të  identitetit të tyre gjinor dhe shprehjes gjinore, por në të njëjtën kohë angazhohen për trajtim të njëjtë edhe në punën e tyre në bashkësitë e tyre”. Gjatë kësaj: “HERA nuk e pranon gjininë si kategori binare, por e barazon me gjininë biologjike dhe e pranon transformimin gjinor”.

Politikat për HIV si pjesë e integruar nga shëndeti dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese

dhe Politika për HIV në vendin e punës

HERA ka dy politika për HIV. Në dokumentin e parë organizata qëndron prapa qëndrimit se politika për HIV është pjesë e integruar nga avancimi i shëndetit seksual dhe riprodhues. Nuk mund të bisedohet për parandlim nga HIV, e të mos mendohet edhe për pjesëmarrjen e të drejtave të njeriut të personave të cilët jetojnë me HIV, ose të LGBT, të përdoruesve të drogave dhe punëtorëve seksual, ose të grave të cilat kanë përjetuar dhunë gjinore. Ky dokument është ndër të parët në Maqedoni, i cili i njeh të drejtat e punëtorëve të personave të jetojnë me HIV, gjegjësisht e paraqet Politikën tonë përmarrëdhëniet e punës për personag të cilët jetojnë me HIV. Të dy dokumentet janë përgatitur me pjesëmarrje të personave të cilët jetojnë me HIV.

Politika për abortin

Në periudhën kur e drejta për abortin kufizohet, në këtë dokument HERA thekson se: “Aborti është e drejtë legjitime e çdo gruaje, që lirë të vendos për shëndet dhe jetën e saj. E drejta për zgjedhjen e abortit është një nga të drejtat fundamentale seksuale dhe riprodhuese, që i mundëson të gjitha grave vetë ta kontrollojnë trupin e tyre dhe lirë të sjellin vendime, si do ta planifikojnë familjen, gjegjësisht nëse, kur, me kë dhe si do të kenë fëmijë”.

 

Politika për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe personave nëmn rrezik dhe Protokolli për fëmijë, të rinj dhe personave nën rrezik

HERA punpn me fëmijë dhe personat nën rrezik. Edhe pse fëmijët, të rinjtë dhe personat nën rrezik i kanë të drejtat e tyre seksuale, HERA i ka detektuar se të gjithë ata janë nën rrezik dhe se nevojitet të ndërmerren masa të veçanta për mbrojtjen dhe realizimin e këgtyre të drejtave. Ose me fjalë të tjera: “Politika për mbrojtje të fëmijëve ka për qëllim t’i vendose parimet themelore sipas të cilave vullnetarët, të punësuarit, ofruesit e shërbimeve, por edhe bashkëpunëtorët tjerë duhet t’i respektojnë, me qëllim që të mbrohen fëmijët, të rinjtë dhe personat nën rrezik nga keqpërdorimi, të krijohet praktika etike në punë me ata, por edhe në përgjithësi të krijohet atmosferë e sigurt”.

Politika për shëndetin seksual dhe riprodhues mashkullor

HERA mendon se djemtë dhe burrat po ashtu janë viktima të pabarazisë gjinore, dhe prandaj në këtë politikë caktohet se si t’i përfshijë në proceset për vendosjen e barazisë dhe avancimin e shëndetit seksual dhe riprodhues. Po ashtu kjo politikë është ndër të parat në vend, e cila i vendos qëllimet që vijojnë: 1. Avancimi i shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese mashkullore (SHDSR) përmes përmirësimit të qasjes deri te informatat dhe shërbimet. 2. Përfshirja më e madhe e meshkujve në avancimin e SHDSR të femrës. 3. Promovimi i qasjeve gjinore-sensitive dhe gjinore-transformuese të orientuara drejt realizimit të plotë të barazisë gjinore.

Politika për vullnetarizim

Vullnetarizmi është një nga shtytësit themelor të HERA: organizata është e themeluar nga vullnetarët. HERA mendon se “vullnetarizmi është vegël shumë e fuqishme për inkuadrimin e personave dhe ofrimin e mundlsive për zhvillim personal si dhe ndryshimet shoqërore-zhvillimore dhe mundësitë për pjesëmarrje dhe vendimmarrje”. Prandaj, “vullnetarët/et, përmes inkuadrimit aktiv në aktivitetet e organizatës për avokim, sigurimin e arsimit dhe shërnbimeve dhe zhvillimin e vazhdueshëm dhe sistematik dhe hulumtim në organizatë, veprojnë në përmbushjen e qëllimit të caktuar, dhe në të njëjtën kohë, e zhvillojnë veten dhe investojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre personal”.

Politikat në këtë momentjanë të kapshme vetëm në gjuhën maqedonase në këtë link.

Publikime

Publikime

Fushata

Shërbimet

Puna me H.E.R.A.

Hulumtim “Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe”

“Dokumentimi i efekteve që legjislacioni regresiv maqedonas dhe politikat kufizuese për abortin i kanë mbi të drejtat e njeriut: gjetjet dhe rekomandimet kyçe” e hulumton efektin dhe pasojat nga miratimi i Ligjit ekzistues për ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2013, me të cilin vendosen dispozitat ligjore kufizuese dhe vështirësohet qasja deri te aborti i sigurt dhe legal në Maqedoni. Efektin […]

Më tepër »

Bashkohu me ne! HERARinore

  Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth edukatës seksuale gjithëpërfshirëse, të bëhesh vullnetar dhe edukator, të flasësh për tema tabu, të kontribosh për të gjithë të rinjtë, të ndryshosh rrethanat, atëherë je në vendin e duhur! A dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde për diçka më ndryshe nga aktivitetet e tua të përditëshme? A dëshiron të takosh njerëz të ri, […]

Më tepër »

Shërbime falas

HERA ofron një varg shërbimesh pa pagesë, anonime dhe të besueshme nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – HIV testimi, kontrolle gjinekologjike dhe dermatologjike, ndihmë juridike pa pagesë, distribuim të prezervativëve dhe materialeve edukative, këshillime.

Më tepër »

KONKURS për praktikant në HERA

Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në […]

Më tepër »

Partnerët


Civica Mobilitas Opstina Centar European Delegation in Macedonia Groupe SOS CFSD Embassy of the United States Skopje, Macedonia http://macedonia.nlembassy.org/ Astra Network Град Скопје The Global Fund EGAL Коалиција СЗПМЗ Коалиција хомофобија Комерцијална банка Министерство за здравство IPPF - IPPF European Network National partnerscratic Institute NDI Национален младински совет Општина Струмица Македoнска платфoрма прoтив сирoмаштијата Радио МОФ УНФПА Фондација отворено општество – Македонија (ФООМ) Center for Institutional Development - CIRa http://psihologija.com.mk/
Copyright 2013 - H.E.R.A. All rights reserved.