
(Македонски) Брошура за правата на лицата со попреченост
Më tepër »
Këshillimi vullnetar dhe testimi (KVT) paraqet proces vullnetar, i iniciuar nga ana e vetë klientit për këshillim vullnetar dhe testim për HIV. Shumë njerëz, e veçanërisht në vendet me shkallë të ulët të HIV, si vendi ynë, ku shkalla e informimit për HIV mund të jetë e ulët, njerëzit kanë perceptim se për ata nuk ekziston rrezik për HIV. Shërbimet për KVT u ndihmojnë njerëzve që ta kuptojnë rrezikun individual prej HIV, ta kuptojnë rëndësinë e HIV-statusit të tyre, si dhe nxitin sjellje më të sigurt për uljen e rrezikut të mundshëm nga përcjellja e HIV. KVT siguron shërbime për këshillime vullnetare dhe të besueshme dhe testimi për HIV përmes dy njësive mobile (automjete të pajisura në mënyrë adekuate) në 11 qytete në Maqedoni, në partneritet me 14 shoqata të qytetarëve dhe 10 institucione shëndetësore në shtet për grupet në nevojë dhe me qasje të vështirë (popullata e re, meshkuj të cilët kanë seks me meshkuj, persona të cilët injektojnë drogë, punëtorët seksual, të burgosurit dhe popullata tjetër, të cilët kanë nevojë për këtë shërbim).
KVT i mundëson klientit të fitojë këshillim vullnetar, që do t’i ndihmojë të bëjë zgjedhje të informuar lidhur me HIV statusin e tij dhe të ndërmarrë aksione adekuate pasi ta kuptojë HIV statusin e tij. Këshillimi i mundëson klientit, përmes diskutimit me këshilluesin, ta analizojë rrezikun e tij për HIV-transmisionin dhe mënyrat e mundshme për uljen e rrezikut dhe në të njëjtën kohë të fitojë informata për HIV dhe testimin për HIV. Këshillimi në KVT zhvillohet në forma të ndryshme në formë të këshillimit para testit dhe këshillim pas testit. Gjatë këshillimit para testit këshilluesi çdo klienti i ofron mundësi që ta hulumtojë dhe ta analizojë situatën e tij dhe në bazë të asaj të vendosë nëse do të testohet për HIV ose jo. Çdo klient merr vendim nëse do të bëjë testim për HIV, në bazë të informatave të ofruara për HIV dhe mbështetjen e fituar nga ana e këshilluesit. Këshillimi pas testit u ndihmon klientëve që ta kuptojnë rëndësinë e rezultatit nga HIV testi, t’i hulumtojnë mundësitë se me kë mund ta ndajnë rezultatin nga HIV testi, t’i identifikojnë mundësitë se me kë mund ta ndajnë rezultatin nga HIV testi, t’i identifikojnë hapat e ardhshëm për uljen e rrezikut për transmetimin e mëtejshëm, gjegjësisht infektimin nga HIV. Aspektet dhe parimet themelore mbi të cilat bazohet KVT janë:
Publikime
Fushata
Shërbimet
Puna me H.E.R.A.
Më tepër »
Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth edukatës seksuale gjithëpërfshirëse, të bëhesh vullnetar dhe edukator, të flasësh për tema tabu, të kontribosh për të gjithë të rinjtë, të ndryshosh rrethanat, atëherë je në vendin e duhur! A dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde për diçka më ndryshe nga aktivitetet e tua të përditëshme? A dëshiron të takosh njerëz të ri, […]
Më tepër »HERA ofron një varg shërbimesh pa pagesë, anonime dhe të besueshme nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – HIV testimi, kontrolle gjinekologjike dhe dermatologjike, ndihmë juridike pa pagesë, distribuim të prezervativëve dhe materialeve edukative, këshillime.
Më tepër »Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në […]
Më tepër »